Ndërlidhjet

Daçiç: Azilantët janë romë e shqiptarë



Qytetarët e Serbisë që kërkojnë strehim në vendet e BE-së duhet të heqin dorë nga këto praktika, pasi do të kthehen me forcë në vendin e origjinës, tha Ivica Daçiç, ministër i brendshëm. Komentet e Daçiçit u bënë pas takimit me ministren e shtetit të Bavarisë, Emilia Muller.

"Shumica e strehimkërkuesve janë romë dhe shqiptarë nga jugu i Serbisë. Së bashku me autoritetet lokale do t'ia bëjmë të qartë se liberalizimi i vizave nuk të jepë të drejtën për të punuar e jetuar në vendet e BE-së e në veçanti nuk të jep të drejtën e azilit", tha Daçiç.

Komisioni Evropian i ka tërhequr vërejtjen Serbisë e Maqedonisë se mund të humbin të drejtën për lëvizje të lirë nëse nuk arrijnë të ndalojnë valën e strehimkërkuesve në vendet e BE-së.
XS
SM
MD
LG