Ndërlidhjet

Koloneli kanadez dënohet me burgim të përjetshëm



Gjykata e Kanadasë e ka dënuar me dy burgime të përjetshme një kolonel të forcave ajrore.

Koloneli Rasel Uiliams, i cili një kohë drejtonte aeroplanin për familjen mbretërore britanike, pranoi se kishte vrarë dy femra të reja, dhe me gjakftohtësi i kishte filmuar vrasjet e tyre.

Policia e arrestoi Uiliamsin në muajin shkurt për zhdukjen dhe vdekjen e 27 vjeçares Xhesika Llojd.

Ai më pas u akuzua edhe për vrasjen e Mari-Fransoa Komo, ushtarake dhe vartëse e tij në bazën Trenton.
XS
SM
MD
LG