Ndërlidhjet

BE kërcënon me viza Serbinë dhe Maqedoninë



Eurokomisionerja për politikë të brendshme, Sesilia Malmstrom, u ka dërguar letra qeverive të Serbisë dhe Maqedonisë, në të cilat kërkon që të ndërmarrin masa lidhur me numrin në rritje të imigrantëve nga këto dy vende.

Bashkimi Evropian mund të kërcënohet me rikthimin e regjimit të vizave, por shpresoj se do të mund të vijmë tek zgjidhja përmes bisedimeve dhe punës së përbashkët, ka thënë Malmstrom për radion suedeze.

Në letrën drejtuar ministrave të brendshëm të Serbisë dhe të Maqedonisë, ajo nënvizon "rritjen alarmante të azilantëve nga Serbia dhe Maqedonia".
XS
SM
MD
LG