Ndërlidhjet

Përplasen dy anije në Amsterdam



Të paktën një person është zhdukur në njërin nga kanalet e Amsterdamit, pas përplasjes së një anijeje transportuese gjermane me një anije udhëtarësh.

Nga përplasja ranë në ujë kapiteni i anijes holandeze bashkë me udhëtarët tjerë.

"Një njeri është zhdukur, por ndoshta ka edhe të tjerë", tha zëdhënësi i policisë holandeze.

Ai nuk saktësoi sesa udhëtarë ndodheshin në anije në kohën e aksidentit.
XS
SM
MD
LG