Ndërlidhjet

G-20: Pak progres në ditën e parë të takimit


Zyrtarët financiarë të 20 vendeve më të zhvilluara ekonomikisht në botë, sot, ditën e dytë të takimit të tyre në Korenë Jugore, do t’i diskutojnë mënyrat për reduktimin e tensioneve aktuale lidhur me mospajtimet për shkallën e këmbimit të valutave.

Megjithatë, është raportuar se pak progres është bërë në ditën e parë të samitit të ministrave të financave dhe të shefave të bankave qendrore të vendeve G-20, që po mbahet në qytetin bregdetar, Gyeongju.

Ky samit po mbahet në periudhën e një lufte monetare, në të cilën shtetet po garojnë për ta ulur vlerën e monedhës së vet, për ta nxitur eksportin.

Takimi i zyrtarëve financiarë po bëhet tri javë para takimit të shefave të shteteve dhe të qeverive të vendeve G-20, në kryeqytetin e Koresë Jugore, Seul.
XS
SM
MD
LG