Ndërlidhjet

Rusi: Fëmijët nga Serbia janë stërvitur në një kamp ushtarak


Një grup i fëmijëve nga Serbia ka marrë pjesë në një kamp në Siberi, i cili udhëhiqet nga veteranët rusë të luftës, me ç’rast kanë qitur me armë dhe kanë hedhur granata.

Mëtutje, raportohet se djemtë dhe vajzat prej 11 e deri në 15 vjet, janë dërguar në Rusi nga organizata e veteranëve të luftës e Serbisë, Fronti Patriotik, ndërsa mikpritës ishte organizata nacionaliste ruse, Flamuri, që përfshinë veteranët rusë të luftës dhe vullnetarët.

Nebojsha Kuzmanoviq, babai i një djaloshi 15 vjeçar, që mori pjesë në këto trajnime në Rusi, i tha Radios Evropa e Lirë se fëmijët nuk kanë shtënë me armë të zjarrit të vërteta.
XS
SM
MD
LG