Ndërlidhjet

Britani: Vejn Runi në Mançester Junajted edhe pesë vite


Klubi i futbollit Mançester Junajted, tha se futbollisti Vejn Runi është pajtuar edhe për një kontratë të re pesëvjeçare, kështu që ai në këtë klub do të luaj deri në vitin 2015.

Pas bisedimeve me Mançester Junajtedin, Vejn Runi tha se “është shumë i lumtur ta nënshkruaj edhe një kontratë me klubin” dhe shtoi se kishte biseduar me menagjerin dhe me pronarët, dhe “ata e kishin bindur se ky ishte klubi të cilit ai i takon”.

Sulmuesi anglez më herët këtë javë pat thënë se nuk synon ta vazhdoj kontratën e tij me Mançesterin, pas vitit 2012, për shkak se nuk ishte i kënaqur me mungesën e ambicjes së këtij klubi.
XS
SM
MD
LG