Ndërlidhjet

SHBA: Pakistani ndihmohet me 2 miliardë dollarë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se Uashingtoni do ta ndihmoj Pakistanin me ndihmë ushtarake në vlerë prej 2 miliardë dollarësh.

Zonja Klinton, që këtë deklaratë e bëri në Uashington, në takimin me kryeministrin pakistanez, Shah Mehmood Qureshi, i lavdëroi përpjekjet e Islamabadit kundër grupeve militante.

- Shtetet e Bashkuara nuk kanë partner më të fuqishëm, kur kemi të bëjmë me përpjekjet anti-terror kundër ekstremistëve, që na kërcënojnë ne dhe Pakistanin. Ne e dimë këtë dhe e falënderojmë sakrificën dhe shërbimin e meshkujve dhe femrave, e veçanërisht ushtarët në Pakistan, që e kanë bërë me qëllim të ripërtritjes së rendit dhe që i kanë ndjekur ata që u janë kërcënuar institucioneve të shtetit pakistanez”, tha Hillari Klinton.

Ajo theksoi se administrata e presidentit Barak Obama, do të kërkoj nga Kongresi miratimin e ndihmës ushtarake prej 2 miliardë dollarësh nga viti 2012 e deri në vitin 2016, si pjesë e “përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për ta ndihmuar Pakistanin për nevojat e tij mbrojtëse”.
XS
SM
MD
LG