Ndërlidhjet

Sllovaki: Mbështetje për integrim në BE të vendeve ballkanike


Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë mbështetje në përpjekjet e tyre për integrim në Bashkimin Evropian.

Ministrat e jashtëm të katër vendeve anëtare të BE-së, thonë se janë në favor të aspiratave për integrim në BE, të Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Kosovës.

Ministrat e jashtëm të shteteve të të ashtuquajturës Katërshe të Vishegradit, ku përfshihen Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Polonia, gjatë një takimi të djeshëm në Bratisllavë, u kanë bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, që t’i zgjidhin problemet e tyre me njëri – tjetrin, që është kusht për anëtarësim.

Sipas tyre, bisedimet e sponzorizuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të fillojnë “pa shtyrje”.
XS
SM
MD
LG