Ndërlidhjet

Francë: Senati e miratoi reformën, sindikatat protestojnë


Senati i Francës e ka miratuar planin për reformën pensionale të propozuar nga qeveria, që ka shkaktuar protesta në gjithë Francën.

Pas votimit të mbrëmshën në Senat, tash duhet që të dy Dhomat e Parlamentit ta bëjnë votimin final për këtë legjislacion, para se ai të shndërrohet në ligj.

Sindikatat e punëtorëve kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat kundër këtyre masave, sipas të cilave, shtohet mosha minimale për dalje në pension prej 60 në 62 vjet. Mosha për arritjen e pensionit të plotë shtetëror rritet prej 65 në 67 vjet.

Qeveria thotë se reforma është e nevojshme për ta shpëtuar sistemin pensional nga shkatërrimi, ndërsa sindikatat thonë se kjo refomrë nuk është korrekte ndaj punëtorëve.
XS
SM
MD
LG