Ndërlidhjet

Haiti: Nga kolera kanë vdekur më se 200 vetë


Zyrtarët e Haitit thonë se nga përhapja e kolerës kanë vdekur më se 200 vetë, në pjesën qendrore të Haitit.

Sipas tyre, më se 2600 persona të sëmurë gjenden në spital. Nëse nuk trajtohet, kolera mund të shkaktoj vdekjen brenda disa orësh, për shkak të dehidrimit.

Deri tash nuk ka pasur raste të konfirmuara të kolerës jashtë hapësirës së prekur në veri të kryeqytetit Port-o-Prens, por ka shqetësime se sëmundja mund të përhapet në vendbanimet me tenda, ku janë strehuar të mbijetuarit e tërmetit shkatërruaes, që në muajin janar e goditi këtë vend.

Nga ky tërmet patën vdekur më se 220 mijë njerëz, ndërsa 1.5 milionë vetë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.
XS
SM
MD
LG