Ndërlidhjet

Afganistan: U plagos fotoreporteri i Nju Jork Tajmsit


Fotoreporteri i së përditshmes Nju Jork Tajms, Joao Sivla, 44 vjeçar, është plagosur seriozisht në Afganistan, ka njoftuar kjo gazetë.

Fotoreporteri kishte sheklur në një minë, derisa ishte në përcjellje të ushtarëve amerikanë në patrullim në Arghandab të provincës jugore, Kandahar.

Në këtë shpërthim nuk është plagosur asnjë ushtar i Shteteve të Bashkuara.

Kandahari është seli e kryengritjes së udhëhequr nga talibanët.
XS
SM
MD
LG