Ndërlidhjet

Çeki: Socialdemokratët opozitarë fitues në zgjedhjet për Senat


Raportohet se opozita e krahut të majtë socialdemokrate ka fituar në zgjedhjet për Senatin e Çekisë, duke siguruar shumicën, e cila u mundëson atyre ngadalësimin e reformave, të propozuara nga qeveria e qendrës së djathtë.

Sipas agjencisë çeke CTK, socialdemokratët kanë fituar 12 nga 27 vendet në këto zgjedhje, që mbahen në fund të mandatit të disa senatorëve. Senati i ka 81 anëtarë.

Partia Demokratike Qytetare, e qendrës së djathtë, që e kryeson qeverinë e koalicionit, fitoi 8 vende, ndërsa partia e ministrit të jashtëm Shvarcenberg, TOP 09, poashtu në qeveri, ka fituar dy vende.

Ky ishte rundi i dytë i zgjedhjeve, pasi rundi i parë u mbajtë para një jave.
XS
SM
MD
LG