Ndërlidhjet

Raportuesi i OKB-së: Okupimi izraelit - aneksim


Raportuesi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Riçard Folk, thotë se politikat e Izraelit në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor, okupimin praktikisht e kanë shndërruar në aneksim.

Ai i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se “çdo gjë nuk është mirë” në 60 % të Bregut Perëndimor, krejtësisht nën administratën ushtarake izraelite, ku jetojnë 40 mijë palestinezë.

Zoti Folk tha se kjo hapësirë ishte skenë e një numri të shkatërrimeve të fshatrave palestineze.

Sipas tij, Izraeli dhe Kombet e Bashkuara duhet të fajësohen për kushtet e të drejtave të njeriut në territoret e okupuara palestineze.
XS
SM
MD
LG