Ndërlidhjet

Moskë: Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Putinit


Afro 300 njerëz janë tubuar sot në Moskë për të kërkuar reforma politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Vlladimir Putin.

Demonstruesit u mblodhën në Sheshin Pushkin, afër Kremlinit, duke bartur mbishkrime “Putini duhet të shkoj”, “Shërbyesit civilë, stop vjedhjeve” dhe “Ne dëshirojmë zgjedhje të parakohshme dhe të lira”.

Në tubim nuk ka ndërhyrë policia, e cila tha se askush nuk është arrestuar.

Përgjithësisht, tubimet e opozitës në Moskë ndalohen dhe policia e ndërpret menjëherë çfarëdo proteste.
XS
SM
MD
LG