Shtatë tifozë të futbollit kanë humbur jetën dhe dhjetra janë lënduar nga rrëmuja në ndeshjen ndërmjet dy ekipeve kryesore të Kenias.
Rrëmuja u krijua në stadiumin kombëtar në Nairobi gjatë ndeshjes ndërmjet klubit Leopard dhe Gor Mahia.
Kreu i ligës keniase të futbollit tha se ai nuk e dinte përse tifozët nuk mundën të hyjnë si duhet në stadiumin, i cili nuk ishte mbushur përplot.