Policia tha se persona të armatosur në jugperëndim të Pakistanit u kanë vënë zjarrin dy kamionëve që transportonin furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan.
Shefi i policisë lokale tha se dy personat mbi një motoçikletë hapën zjarr, e plagosën shoferin, dhe pastaj i vunë zjarrin kamionit në provincën Baluçistan.
Në një incident të ngjashëm, mbrëmë persona të armatosur e dogjën një kamion me furnizime në jug të kryeqytetit Keta.
Provinca Baluçistan kufozohet me Iranin dhe Afganistanin.