Ndërlidhjet

Sejdiu përgënjeshtron Thaçin



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka përgënjeshtruar deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar nga ky i fundit që të kundërshtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

E vetmja gjë që ka kërkuar Sejdiu ka qenë që Thaçi publikisht të dëshmojë për marrëveshjen e përbashkët, dhe me faktorin ndërkombëtar, për kuptimin esencial të normës kushtetuese, që lidhet me pamundësine e ushtrimit të një funksioni tjetër publik, apo në parti politike krahas, pozicionit të Presidentit të Republikës.

Në njoftim thuhet se Thaçi e ka pohuar se do ta bëjë një gjë të tillë, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Sejdiu ka njoftuar se dalja e LDK-së nga koalicioni qeverinë e Kosovës ka arsye të thella, të cilat janë theksuar deri tani në paraqitjet e kryetarit të LDK-së dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie.
XS
SM
MD
LG