Ndërlidhjet

Qyteti italian u thotë JO fustaneve të shkurtëra



Autoritetet lokale në qytetin jugor italian Kastelamare di Stabia, thanë se duan t'i ndalojnë rrobat "shumë të kursyera", përfshirë fustanet e shkurtëra.

Kryebashkiaku konservator Luigji Bobio tha se fustanet 'mini' dhe veshjet tjera provokative do të lejohen vetëm nëse nuk janë tepër zbuluese.

Një grup lokal i grave politikane planifikon të protestojë para bashkisë së qytetit para votimit. Ato i kanë ftuar të gjitha pjesëmarrëset që të veshin fustane të shkurtëra.

Masat e kryebashkiakut gjithashtu parashohin ndalimin e futbollit në vendet publike, rrezitjen apo zveshjen në qytet, blasfeminë dhe fjalët e pista.

Shkelësit e masave mund të dënohen deri me 500 euro gjobë.
XS
SM
MD
LG