Ndërlidhjet

Indonezi: Nga cunami 23 të vrarë dhe 160 të zhdukur


Zyrtarët e Indonezisë thonë se 23 vetë e kanë humbur jetën, ndërsa së paku 160 të tjerë, kryesisht gra dhe fëmijë, konsiderohen të zhdukur, nga cunami lokal, i cili u shkaktua nga tërmeti në bregun e Sumatrës.

Tërmeti me 7.5 shkallë ka goditur mbrëmë vonë dhe ka shkaktuar një valë tri metra të lartë, e cila i shkatërroi qindra shtëpi, në së paku dy fshatra bregdetare.

Nga cunami i shkaktuar nga tërmeti me intensitet 9 shkallë në Sumatra, në dhjetor të vitit 2004, ishin vrarë 226 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG