Ndërlidhjet

Kosovë: KGJK-ja e merr persipër zgjedhjen e gjyqtarëve


Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) zyrtarisht prej sot e ka marrë përsipër përgjegjësinë për seleksionimin dhe zgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka njoftuar Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.

Kështu, përfundoi një proces i gjatë 30 muajsh i verifikimit dhe emërimit, që ishte udhëhequr nga Komisioni i Pavarur për Gjyqësi dhe Prokurori (KPGJP).

Drejtori i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së, Kjartan Bjornson, tha se “i tërë procesi është bërë në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat evropiane” dhe ka shtuar se “përfundimi i suksesshëm i procesit të riemërimit shënon kapitull të ri për gjyqësinë dhe prokurorinë në Kosovë”.


Mëtutje, Zyra ndërlidhëse e KE-së, njofton se më shumë se 345 kandidatë janë emëruar gjatë periudhës së kaluar 30 mujore.

Afro 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të emëruar janë emra të rinjë në këto pozita. Sistemi i ripërtrirë gjyqësor tash ka 30% femra gjyqtare dhe prokurore, ndërsa minoritetet përbëjnë 4.3% nga numri i tërësishëm.

Organi i ri përgjegjës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tash duhet ta përfundoj këtë proces duke emëruar kandidatë edhe për 116 pozita të paplotësuara.

Projekti i verifikimit dhe riemërimit, i udhëhequr nga KPGJP-ja është përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG