Ndërlidhjet

Indonezi: Nga cunami – u vranë së paku 113 vetë


Zyrtarët thonë se nga cunami, që i goditi disa ishuj në pjesën perëndimore të Indonezisë, kanë humbur jetën së paku 113 vetë, ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Raportet për viktima dhe dëme po shtohen.

Tërmeti me 7.5 shkallë ka goditur mbrëmë vonë dhe ka shkaktuar një valë tri metra të lartë, e cila i shkatërroi qindra shtëpi, në së paku dy fshatra bregdetare.

Nga cunami i shkaktuar nga tërmeti me intensitet 9 shkallë në Sumatra, në dhjetor të vitit 2004, ishin vrarë 226 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG