Ndërlidhjet

Rasmusen: Fillim i ri në raportet NATO – Rusi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, thotë se shpreson se aleanca po lëvizë më afër një “fillimi të ri” në raportet me Rusinë, përfshirë bashkëpunimin lidhur me konfliktin në Afganistan dhe, me gjasë, mbrojtjen raketore.

Në intervistën për gazetën londineze, Fajnenshël Tajms, zoti Rasmusen tha se beson se pritja e pjesëmarrjes së presidentit rus, Dmitri Medvedev, në samitin vjetor të NATO-s në Lisbonë, muajin e ardhshëm, do t’i përmirësoj raportet e aleancës veri-atlantike me Moskën, që ishin përkeqësuar, për shkak të luftës së Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG