Ndërlidhjet

SHBA: Një pjesë e arsenalit atomik, kishte qenë jashtë funksionit


Presidenti amerikan, Barak Obama, ishte informuar për një varg problemesh të dyshuara kompjuterike, që kishin shkaktuar që 50 prej 450 raketave amerikane inter-kontinentale, të dilnin jashtë funksionit për një kohë të shkurtër.

Zyrtarët kishin thënë se ndërprerja në komunikimin kompjuterik kishte ndodhur në bazën Warren Air Force në Vajoming të shtunën, dhe kishte zgjatur më pak se një orë.

Por, Barak Obama ishte informuar për këtë dështim të martën.

Raportohet se sabotazhi ose virusi kompjuterik përjashtohen si mundësi, por megjithatë raketat do të mund të lansoheshin nga presidenti Obama, në rast të ndonjë situate emergjente.
XS
SM
MD
LG