Ndërlidhjet

Francë: Reforma pensionale para votimit final


Asambleja Kombëtare e Francës sot e ka në program votimin final për reformën pensionale, e cila ka shkaktuar greva dhe protesta në mbarë Francën.

Dhoma e Ulët e Parlamentit është pothuajse e sigurt se do ta miratoj legjislaturën, sipas së cilës do të rritet mosha e daljes në pension në Francë.

Senati dje e miratoi këtë propozim.

Sindikatat franceze planifikojnë të ndërmarrin edhe një ditë të protestave gjithëkombëtare të enjten, por lëvizja për protesta po tregon rënie, pasi numri i pjesëmarrësve është më i vogël dhe grevat kryesore kanë përfunduar.

Pesë prej 12 rafinerive në Francë janë rihapur, ndërsa mbledhja e mbeturinave në qytetin port Marsej ka vazhduar.
XS
SM
MD
LG