Ndërlidhjet

Kantrimen: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet



Shtetet e Bashkuara e përkrahin dhe do të vazhdojnë ta përkrahin Maqedoninë në rrugën drejt integrimeve në NATO dhe BE, dhe mbesin aktivisht të përfshira për inkurajimin e qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, tha ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen.

Zyrtari i lartë amerikan gjithashtu tha se rëndësi thelbësore ka edhe zbatimi i Marëveshjes së Ohrit, si dhe puna e vazhdueshme në procesin e reformave.

Kantrimen i bëri këto komente mbrëmë në Shkup gjatë vizitës njëditore në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG