Të paktën 272 njerëz e kanë humbur jetën dhe 412 janë zhdukur në tërmetin, cunamin dhe shpërthimin e vullkanit në Indonezi.
Raportohet se rreth një milionë njerëz ndodhen në rrezik nga shpërthimi i kraterit vullkanik dhe derdhja e llavës.
Tërmeti me fuqi 7.7 të shkallës Rihter e goditi mbrëmjet e të hënës rajonin Pagai në arqipelagun Mentavai, në thellësi prej 14.2 km.
Për pasojë, valët me lartësi tre metra e vërshuan ujdhesën Pagai dhe shkatërruan rreth 200 shtëpi.