Shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmusen do të vizitojë javën e ardhshme Rusinë. Qëllimi i vizitës është forcimi i bashkëpunimit me Rusinë rreth Afganistanit si dhe diskutimin e modaliteteve për takimin e ardhshëm.
Zëdhënësi i NATO-s, Xhejms Apathurai tha se Rasmusen do të takohet me presidentin Dimitri Medvedev më 5 nëntor dhe do të diskutojnë mundësinë se si të gjejnë zgjidhje për kërkesën e NATO-s që Rusia të ofrojë më shumë helikopterë për forcat afgane.
Rusia përdoret si vend tranzit nga NATO-ja për të dërguar furnizime në Afganistan. Zgjerimi i bashkëpunimit dhe në këtë drejtim do jetë në qendër të vizitës së Rasmusenit.