Ndërlidhjet

Anulohen ndeshjet e futbollit pas vdekjes së ish presidentit



Në Argjentinë janë pezulluar të gjitha ndeshjet futbollistike të fundjavës për shkak të vdekjes së ish presidentit Nestor Kirhner, burri i presidentes aktuale Kristina Fernandez.

Zyrtarët thanë se Kirhner, i cili ishte president në vitet 2003-2007, vdiq të mërkurën nga ataku kardiak në moshën 60 vjeçare nëq ytetin jugor El Kalafate.

Gruaja e tij e trashëgoi në vitin 2007, pasi Kirhner ndihmoi ta nxjerrë Argjentinën nga kriza e rëndë ekonomike.

Ndërkohë, presidenti i Venecuelës Hugo Çavez, aleat i majtë i presidentit të ndjerë, ka shpallur tre ditë zie në Venecuelë.

Argjentinës i janë dërguar ngushëllime edhe nga presidenti amerikan Barak Obama, Kombet e Bashkuara dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG