Ndërlidhjet

Filmi rus fiton në Festivalin në Londër



Filmi rus "Si e kalova verën", e ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Filmit në Londër.

Filmi i regjisorit, Aleksei Popogrebski, është një dramë që bën fjalë për dy ekspertë të meteorologjisë në një stacion të largët kërkimor në Arktik.

Dokumentari më i mirë u shpall filmi "armadilo" i regjisorit nga Danimarka, Janush Mec, i cili i rrëfen përjetimet e një grupi ushtarësh danezë, të cilët i luftojnë talibanët në Afganistan.
XS
SM
MD
LG