Ndërlidhjet

Kamerun: Rritja e buxhetit për BE-në e papranueshme



Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po diskutojnë të ardhmen e bllokut në takimin që po mbahet në Bruksel. Përpara takimit drejtuesit e vendeve anëtare të BE-së thanë se do të nxjerrin mësime nga kriza greke. Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun i cilësoi bisedimet si të rëndësishme dhe të vështira.

"Ky është një takim i rëndësishëm dhe në disa aspekte do të jetë i vështirë. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian duan të shohin një rritje prej 6% të buxhetit të BE-së për vitin tjetër. Mendoj se kjo kërkesë është plotësisht e papranueshme. Në kohën kur vendet evropiane, përfshi Britaninë e Madhe, po marrin vendime të rënda për të shkurtuar buxhetin e për të mbyllur departamente të caktuara, është tërësisht e gabuar që institucionet evropiane të shpenzojnë më shumë para për veten në mënyrën si e kanë propozuar", tha Kamerun.
XS
SM
MD
LG