Ndërlidhjet

Obama, Medvedev takohen gjatë samitit APEC në Japoni


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, dhe ai amerikan, Barak Obama, do të takohen gjatë samitit APEC në Japoni, muajin e ardhshëm, ka njoftuar Kremlini.

Mëtutje, thuhet se takimi mbahet në Jokohama, më 13 dhe 14 nëntor.

Në njoftim nuk jepen detaje të tjera.

Të dy liderët do të udhëtojnë për në Japoni, pas pjesëmarrjes në samitin ekonomik G-20, në Korenë Jugore, më 11 dhe 12 nëntor.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Ben Rhodes, tha se raportet e zotit Obama me zotin Medvedev, ishin ndër më të “afërtat dhe më aktivet” se me ndonjë lider tjetër të jashtëm.
XS
SM
MD
LG