Ndërlidhjet

Rusi: Raketa Bulava u testua me sukses


Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se Marina e Rusisë me sukses e ka bërë testin e lansimit të raketës interkontinentale Bulava, për të cilën qeveria shpreson se do të jetë e ardhmja e arsenalit të tij atomik.

Lansimi i sotëm është bërë nga një nëndetëse në Detin e Bardhë, afër kufirit me Finlandën.

Raportohet se raketa ka arritur goditjen e cakut në ishullin Kamchatka, afro 6 mijë kilometra në lindje.

Programi Bulava ishte në njëfarë mënyre shqetësim për Rusinë, pasi prej 13 testimeve të mëparshme, 7 sosh kishin dështuar.
XS
SM
MD
LG