Ndërlidhjet

Eshton: Irani është i gatshëm për bisedime pas 10 nëntorit



Bashkimi Evropian tha se Irani është i gatshëm të zhvillojë bisedime mbi programin e vet bërthamor me gjashtë fuqitë botërore pas 10 nëntorit.

Kryediplomatja e BE-së, Ketrin Eshton, deklaroi sot në Bruksel se njoftimi nga ana e Iranit është "hap shumë i rëndësishëm".

Irani thotë se programi bërthamor i tij ka vetëm qëllime paqësore, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dyshojnë se programi synon t'i japë Iranit mundësinë që të ndërtojë armatim bërthamor.
XS
SM
MD
LG