Ndërlidhjet

Presidenti i Ukrainës e shmang trafikun me helikopter



Në muajt e ardhshëm, një helikopter do ta dërgojë presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç në qendër të Kievit dhe do t'a kthejë prapë në shtëpi.

Shefi i tij i personelit, Sergij Ljovoshkin, tha se presidenti në këtë mënyrë do t'i bëjë shërbim kryeqytetit, duke mos i bllokuar rrugët në të cilat aktualisht kalon autokolona e tij.

Gjatë kalimit të presidentit, policia i mbyll bulevardet e tëra.

Ljovoshkin nuk tha se sa do të kushtojë helikopteri.
XS
SM
MD
LG