Ndërlidhjet

UEFA dënon Serbinë për trazirat në Gjenovë



Komisioni disiplinor i asociacionit të futbollit evropian, UEFA, e ka regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 ndeshjen Itali-Serbi, e cila u ndëpre në Gjenovë, ndërsa Serbia u dënua që një ndeshje ta luajë pa spektatorë.

Ndeshja e 12 tetorit u ndërpre për shkak të trazirave në stadium që i shkaktuan tifozët serbë.

Raportohet se UEFA i ka dënuar Italinë dhe Serbinë edhe me gjobë.
XS
SM
MD
LG