Ndërlidhjet

Tadiq: Anëtarësim i Serbisë në NATO është politikë jorealiste



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq e quajti jorealiste politikën për anëtarësimin e Serbisë në NATO në vitet e ardhshme.

Ai përkujtoi se prej vitit 2000, Serbia është e përfshirë në procesin për integrim në NATO.

Por Tadiq theksoi se pasi vendet anëtare të NATO-s e njohën pavarësinë e Kosovës dhe morën pjesë në formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Serbia është gjetur në situatë dhe realitet të ri politik.
XS
SM
MD
LG