Ndërlidhjet

Honduras: 14 të vrarë në konfliktet mafioze


14 veta janë vrarë në fushën e futbollit në qytetin San Pedro në veri të Hondurasit, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.
Sulmuesit e armatosur u afruan te viktimat që ishin tubuar për të luajtur futboll dhe hapën zjarr. Motivet e sulmit ende nuk dihen, por besohet se kemi të bëjmë me konfrontim të bandave kriminale.
Armando Kalidonio, zëvendës i ministrit të sigurisë, ka thënë për agjencinë Asoshieted Press se sulmuesit kanë shtënë nga afërsia dhe armët automatike. Dhjetë veta vdiqën në vend, ndërsa 4 në rrugë për në spital. Numri i të plagosurve është shumë i madh, ndërsa disa janë në gjendje kritike.
XS
SM
MD
LG