Ndërlidhjet

Ministri izraelit fton për bojkotim të Turqisë


Ministri izraelit i turizmit, Stas Miseznikov, ka ftuar bashkëkombasit që të bojkotojnë Turqinë si destinacion turistik.
“Derisa kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan vazhdon me sulmet ndaj Izraelit, qytetarët tanë nuk kanë çfarë të bëjnë në Turqi”, ka thënë ministri izraelit.
“Me këto deklarata, turqit janë duke dëmtuar veten. Ndoshta do ta kuptojnë më mirë nëse shkojmë gjithnjë e më pak te ata”, thotë ai.
Miseznikov ka shtuar se në lojë është “nderi kombëtar” i Izraelit.
Ministri Miseznikov këto komente i ka bërë pasi që Ankaraja për herë të parë ka radhitur Izraelin në mesin e vendeve politika e të cilave dëmton interesat e Turqisë.
XS
SM
MD
LG