Ndërlidhjet

Bagdad: 2 policë të vrarë, 10 pengje në kishë


Policia e Irakut ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë marrë peng dhjetë veta në një kishë katolike në qendër të Bagdadit.
Zyrtarët kanë thënë se dy policë janë vrarë dhe 8 civilë janë plagosur nga sulmi me bomba në një depo. Policia ka pohuar se sulmuesit e depos kanë ikur në një kishë katolike ku ishin 10 persona që janë zënë peng.
Supozohet se pengjet janë punëtor që në kishë kishin shkuar për riparim.
XS
SM
MD
LG