Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i dyshuar amerikan u vranë pesë vetë


Nga një sulm i dyshuar raketor amerikan me aeroplan pa ekuipazh, sot janë vrarë pesë militantë në rajonin Vaziristani Verior në Pakistan.

Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se në shënjestër të sulmit ishin militantët e vendosur në një kompleks në fshatin Haider Khel.

Nuk është i njohur identiteti i personave të vrarë.

Shtetet e Bashkuara nuk i konfirmojnë sulmet me aeroplana pa ekuipazh.
XS
SM
MD
LG