Ndërlidhjet

Bomba i dërgohet presidentit Sarkozi



Policia e Greqisë njoftoi se ka arrestuar katër vetë pas zbulimit të një dërgese me bombë në adresë të presidentit francez Nikola Sarkozi dhe tre ambasadave të huaja në Athinë.

Në komunikatë thuhet se njëri nga katër personat dyshohet se është anëtar i një grupi, i cili ka përgatitur sulme në shtëpitë dhe zyrat e politikanëve.

Njëra paketë, e cila ishte adresuar në ambasadën e Meksikës, ishte djegur në firmën, e cila duhej ta dërgojë, me ç'rast një punonjëse është lënduar.

Dy pakot tjera ishin të destinuara për ambasadën e Belgjikës dhe për presidentin e Francës, Nikola Sarkozi.
XS
SM
MD
LG