Ndërlidhjet

Kryeministri Erdogan do vizitojë Kosovën



Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan do vizitojë Kosovën më 3 dhe 4 nëntor, njoftoi zyra për shtyp pranë kryeministrisë turk.

Erdogan do të takohet me u.d. të presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Erdogan do të vizitojë edhe vendet e trashëgimisë kulturore turke në Kosovë, si dhe do të merr pjesë në inaugurimin e projekteve të ndryshme të zhvilluara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Kryeministri Erdogan do të takohet edhe me përfaqësuesit e komunitetit turk në Prizren dhe Mamushë, theksohet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG