Ndërlidhjet

Gjermania shqyrton kontrollin e transportit ajror



Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel ka filluar ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave për ashpërsimin e kontrollit në transportin ajror të mallrave.

Zëdhënësi i qeverisë, Shtefan Seibert, tha se po shqyrtohet mundësia e ndalimit të dërgesave ajrore jo vetëm nga Jemeni, por edhe nga disa shtete tjera.

Bëhet e ditur se masat do të dakordohen edhe me vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG