Ndërlidhjet

Perëndimi forcon masat e sigurisë



Vendet evropiane dhe ato të Amerikës së Veriut po forcojnë masat e kontrollit ajror pas pakove me lëndë shpërthyese të nisura nga Jemeni në drejtim të SHBA-ve.
Paketat me ekploziv u gjetën në dy aeroplanë në Dubai dhe në Londër, pas sinjaleve të ardhura nga shërbimet saudite të sigurisë.

Pas gjetjes Holanda, Britania, Franca, Gjermania, SHBA-të e Kanadaja kanë vendosur kufizime për aeroplanët e mallrave dhe dërgesat që janë nisur nga Jemeni.

Zyrtarët perëndimorë të sigurisë thonë se sulmi i dështuar i dërgesave është organizuar nga dega në Gadishullin Arabik e Al Kaidës. Ibrahim Asan al Asiri, saudit, i cili ka lidhje me degën e Al Kaidës në Jemen është i dyshuari kryesor.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Kroullei, tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Jemenin që të rrisë kapacitetet në luftën kundër terrorizmit.

“Ne besojmë se Jemeni ka bërë përparime të dukshme në strukturat që merren me luftën kundër terrorizmit, por padyshim Jemeni vazhdon të ketë mundësi të kufizuara në këtë drejtim. Jemeni është vendi më i varfër në rajon dhe ne po e ndihmojmë që të forcojë kapacitetet që i duhen në luftën kundër ekstremistëve”, tha Kroullei.

Një ekip amerikan do të arrijë në Jemen për të ndihmuar dhe stërvitur vendorët në kontrollin e dërgesave.
XS
SM
MD
LG