Ndërlidhjet

Rusi-Japoni, beteja për Kurilet vazhdon



Qeveria japoneze ka bërë të ditur se përkohësisht do të tërheqë ambasadorin e saj në Moskë pas vizitës së presidentit rus në ishujt Kurlie, territor i diskutueshëm mes Japonisë e Rusisë.

Ishujt Kurile në Japoni njihen si territoret veriore, derisa vizita e Medvedevit atje ishte e para e një udhëheqësi rus.

Ushtria sovjetike pushtoi ishujt Kurile në fund të Luftës së Dytë Botërore, por Tokioja zyrtare i ka quajtur ato si territor japonez. Mosmarrëveshjet rreth ishujve në fjalë kanë bërë që Japonia e Rusia deri tani të mos kenë nënshkruar paktin e fundit të luftës.
XS
SM
MD
LG