Ndërlidhjet

Al Kaida kishte "testuar" situatën me dërgesa në shtator



Zyrtarët amerikanë të zbulimit kanë gjetur disa pako të dërguara nga Jemeni drejt Shteteve të Bashkuara në muajin shtator. Në pako, pas kontrolleve, nuk janë gjetur materiale të dyshimta, por vetëm libra apo letra.

Ekspertët e sigurisë besojnë se këto dërgesa mund të kenë qenë një lloj prove për Al Kaidën për dërgesat e lëndët shpërthyese të dërguara javën e kaluar.
Paketat me ekploziv u gjetën të premten në dy aeroplanë në Dubai dhe në Londër, pas sinjaleve të ardhura nga shërbimet saudite të sigurisë.

Vendet evropiane dhe ato të Amerikës së Veriut po forcojnë masat e kontrollit ajror pas pakove me lëndë shpërthyese të nisura nga Jemeni në drejtim të SHBA-ve.

Ibrahim Asan al Asiri, saudit, i cili ka lidhje me degën e Al Kaidës në Jemen është i dyshuari kryesor.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Kroullei, tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Jemenin që të rrisë kapacitetet në luftën kundër terrorizmit.

“Ne besojmë se Jemeni ka bërë përparime të dukshme në strukturat që merren me luftën kundër terrorizmit, por padyshim Jemeni vazhdon të ketë mundësi të kufizuara në këtë drejtim. Jemeni është vendi më i varfër në rajon dhe ne po e ndihmojmë që të forcojë kapacitetet që i duhen në luftën kundër ekstremistëve”, tha Kroullei.
XS
SM
MD
LG