Ndërlidhjet

Gjermani: Në vitin 2010 në Kosovë u kthyen 451 persona


Për nëntë muaj të këtij viti, nga Gjermania për në Kosovë, janë dëbuar 451 vetë, përfshirë edhe 113 romë, njofton qeveria federale.

Mëtutje, në përgjigjjen e qeverisë gjermane ndaj një pyetje të një deputeti opozitar, theksohet se gjatë vitit 2009, për në Kosovë janë dëbuar 541 vetë, prej të cilëve 76 ishin romë.

Sipas të dhënave të paraqitura, tash në Gjermani ndodhen 1996 shqiptarë të Kosovës, që më nuk kanë bazë për të qëndruar në këtë vend dhe 10390 pjesëtarë të pakicave në Kosovë, kryesisht romë.

Në muajin prill të këtij viti, Gjermania dhe Kosova e kanë nënshkruar marrëveshjen për riatdhesim, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator të këtij viti.

Autoritetet gjermane më herët kanë njoftuar se nuk planifikojnë dëbim masiv për në Kosovë dhe se do ta vazhdojnë politikën e kthimit gradual.

Organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe gjermane për të drejtat e njeriut, kanë kërkuar që qeveria ta ndalë krejtësisht kthimin e pjesëtarëve të pakicave në Kosovë.
XS
SM
MD
LG