Ndërlidhjet

Britani, Francë: Bisedime të zyrtarëve të lartë


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, po mbajnë bisedime në Londër, para nënshkrimit të marrëveshjeve për bashkëpunimk të ri në fushë të mbrojtjes ndërmjet dy vendeve, përfshirë edhe zhvillimin e përbashkët të provave të kokave atomike.

Niveli i bashkëpunimit në fushë të mbrojtjes, i planifikuar nga Londra dhe Parisi, pastaj nga BE-ja, NATO-ja dhe anëtarët e përhershëm të OKB-slë, është cilësuar si i paprecedent.

Lideri britanik dhe ai francez pritet t’i nënshkruajnë dy marrëveshje, që do të krijojnë teknologjinë e përbashkët atomike të testeve, me ç’rast një qendër do të ndërtohej në Britani e një tjetër në Francë.

Planifikohet edhe krijimi i një force të përbashkët ushtarake të përbërë nga mijëra trupa.
XS
SM
MD
LG