Ndërlidhjet

Irak: Nga shpërthimet në Bagdad – 30 të vrarë


Raportohet se së paku 30 vetë janë vrarë nga disa shpërthime, qartazi të koordinuara, në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Zyrtarët thanë se gjatë këtyre eksplodimeve janë plagosur edhe persona të tjerë.

Duket se cak i sulmeve ishin kryesisht hapësirat shiite.

Së paku 10 makina – bomba kanë eksploduar.

Sulmet e sotme ndodhën pasi të dielën në Bagdad u vranë 50 vetë, kur policia ndërhyri në një kishë, ku persona të armatosur mbanin peng shumë besimtarë të krishterë.
XS
SM
MD
LG